Berisha: Një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan thasë me para për të korruptuar, rekrutuar mafiozë, McGonigalër e kompani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te aksioni i opozitës duke theksuar se kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë.

‘Një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, rekrutuar mafiozë, McGonigalër e kompani’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë. Një popull ngrihet kundër narkodiktatorit. Një popull ngrihet kundër organizatës kriminale që quhet qeveri. Një popull ngrihet kunëdr organiztës kriminale që quhet drejtësi. Një popull ngrihet kundër mafies më të rrezikshme të Ballkanit, Europës dhe më gjerë.

Një popull ngrihet kundër mafies ndërkombëtare që ushqehet me paratë e krimit, të mafies shqiptare dhe e mbështet atë.

Një popull lufton pra për dinjitetin e tij, për liritë e tij, për votën e tij të lirë, për të ardhmen e vet dhe të vendit të tyre, por ky popull lufton gjithashtu kundër një regjimi trafikantësh, kriminelësh, banditësh që eksporton ço ditë krim, drogë, vrasje në vendet përreth në Europë dhe në botë kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, për të rektutuar mafiozë të tjerë, McGonigalër e kompani.

Në këtë aspekt beteja jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare. Kauza jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare.