Xhixho: Kjo qeveri po mashtron pensionistët, atë lemoshe që ua dha me njërën dorë, po ua merr me tjetrën

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga 1 nëntori çmimi bukës do rritet me 15% dhe se me rritjen e re, një bukë që kushton 100 lekë, pensionistët do ta blejnë 115 lekë.

Postimi i Xhixhos:

Nga 1 nëntori, çmimi i bukës rritet me 15%.

Secili prej nesh do të paguajnë 15% më shumë për të blerë një bukë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit.

Me rritjen e re, një bukë që kushton 100 lekë, pensionistët do ta blejnë 115 lekë.

Pra, në tryezat e pensionistëve nuk shtohet asgjë. Rritja reale është pothuajse zero.

Atë lemoshe që ua dha me njërën dorë, qeveria po ua merr me tjetrën.

Kjo është tallje e hapur me rreth 800 mijë pensionistë që kanë punuar dhe kontribuar një jetë për këtë vend.

Ky është mashtrimi i radhës i një qeverie që mendon se mund të blejë votën e pensionistëve me propagandë boshe.