'Gjyqi i 10 tetorit 1947’/ Saraçi: Pas 77 viteve sërish kuvendi do ketë 24 deputetë opozitarë më pak!

I ftuar në emisionin Task Force, gazetari, Romir Saraçi solli në vemendje një koicidencë mes ngjarjeve politike sot në vend dhe ngjarjeve politike të 1947,kur vendi po bënte hapat e tij në diktaturë.

Koicidenca, shprehet Saraçi, është që ne 10 tetor 1947 është zhvilluar gjyqi famëkq i grupit të deputetëve dhe kanë qënë pikërisht 24 deputetë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm apo varje në litar dhe pushkatim.

'Batuta është e tillë që seance e radhës në kuvendin e Shqipërisë do të jetë pa 24 deputetë nëse merret masa apo të paktën kështu kërkohet. Koecidenca e bukur është që ne 10 tetor 1947 është zhvilluar gjyqi famëkeq i grupit të deputetëve dhe kanë qënë pikërisht 24 deputetë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm apo varje në litar dhe pushkatim.

Pra pas 77 viteve sërish kuvendi do të ketë 24 deputetë më pak, dhe simbolika është se mbase atëherë situate ka qënë shumë më e rëndë edhe për shkak të kushteve, të sistemit që u ndërtua më pas por jemi në të njëjtat të dhëna në të njëjtat veprime, ku ministri i brendshëm i asaj kohe, i urdhëruar nga sekretari i përgjithshëm sanksiononte dhe arrestonte deputetët opozitar për qëndrimet e tyre kundër instalimit të diktaturës dhe për hapjen e ekonomisë së vendit dhe sot Ervin Salianji është në burg për denoncimet e kësaj qeverie, lideri i opozitës është në burg dhe 24 deputetë çohen për ndjekje penale.

Pra kur të mblidhet seanca e radhës për tu përkujtuar si  çdo vit, kur të përkujtohet gjyqi famëkeq i 24 të dënuarve me ekzekutim dhe burgim të përjetshëm dhe të paralelizohet dhe me këtë.'- u shpreh Saraçi.