Rama rikthen kuvendin monist, përjashton 24 deputetë të opozitës/ Noka, Bardhi, Nallbati me nga 60 ditë

Kuvendi i Shqipërisë tashmë mund të themi se është kthyer zyrtarisht në kuvend monist.

Sipas vendimit të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet Komisionit të Etikës me firmat e deputetëve socialist, ka përjashtuar për 60 ditë, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, Kryetarin e Grupin Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Bledion Nallbati.

Gjithashtu deputeti i PD, Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë dhe 20 deputetët e tjerë demokratë, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho, janë përjashtuar me 40 ditë.

Ky vendim vjen nga mazhoranca socialiste pas protestës së deputetëve demokratë pas burgosjes së Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, i cili denoncoi publikisht vëllain trafikant të dënuar në Itali, të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Të nderuar deputetë,

Bazuar në nenin 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,

Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet  ditën  e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, 

për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore