", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/October/02/auto_33331727885512.png", "width": 900, "height": 519 } }

Lista e Argjentinës për Venezuelën dhe Bolivinë, grumbullohet Messi

Këtë të mërkurë, Argjentina publikoi listën e futbollistëve që do të grumbullohen për takimet me Venezuelën dhe Bolivinë, në kuadër kualifikuese të të Kupës së Botës 2026

Otamendi, kapiteni i Benficas është pjesë e opsioneve të Lionel Scalonit, ashtu si edhe Lionel Messi, i cili është rikthyer në listën e “bardhekaltërve”.

Surpriza e madhe është thirrja e Nico Paz, i cili debuton në ekipin A të Argjentinës. Mesfushori 20-vjeçar ka asistuar dy herë në pesë ndeshje për skuadrën italiane Como, të drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Mungon Emiliano Martinez. Portieri u pezullua nga FIFA për dy ndeshje për shkak të “sjelljes ofenduese” të lojtarit.