Zinedin Zidane i thur elozhe Bellingham: Lojtar special, do t’i sjellë shumë tituj skuadrës

Anglezit Jude Bellingham i mjaftoi vetëm një sezon për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid.

Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi.

Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane, me legjendën e Real Madrid, i cili në një koment të shkurtër për mediat është shprehur se e konsideron talentin anglez, një lojtar spektakolar, shumë të fortë dhe që dotë të sjellë një numër të mëdhenjsh titujsh, në “Santiago Bernabeu”.

“Është një lojtar me të vërtetë special, të gjithë ne ndihemi me shumë fat që ai është pjesë e Real Madrid. Është shumë i fortë dhe me siguro që do t’i sjell shumë tituj skuadrës”,- u shpreh Zidane.

Interesant është fakti se Bellingham te Real mban veshur fanellën me numër pesë, fanellë e cila i përkiste edhe Zidane.