VIDEO/ Gjimshiti shënon golin e parë në Champions, Atalanta shkatërron Shakhtarin

Atalanta merr fitoren e parë në Champions këtë sezon të formatit të ri dhe aspiron për të kaluar në raundin tjetër me eliminim direkt.

Skuadra italiane e drejtuar nga Gasperini fitoi thellë 0-3 në transfertë me Shakhtar Donetskun, ku la shenjën e tij futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Berat Gjimshitit.

Jo vetëm lider në mbrojtje, por edhe golashënues. Futbollisti nga Presheva shfaq instiktin e golit në zhvillimet e një goditjeje të lirë në minutën e 21-të: pasi e ul topin me gjoks, nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Atalanta realizoi edhe golin e dytë me Lookman. Golin që vulosi rezultatin përfundimtar 0-3 e realizoi Bellanova sapo nisi pjesa e dytë.

Atalanta me këtë fitore shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa ekipi ukrainas mbetet me një pikë.

Në takimin tjetër të orës 18:45, Girona pësoi humbje me përmbysje 2-3 përballë Feyenoordit.

Edhe pse ekipi spanjoll, surprizë e sezonit të kaluar në La Liga realizoi i pari me Lopez, holandezët u kundërpërgjigjën me autogolin e Herreras dhe finalizimin e Milambos.

Barazoi përkohësisht Van de Beek, por në fund një tjetër autogol (Krejci) i dha fitoren Feyenoordit.

Shakhtar Donetks - Atalanta 0-3 (golat)

Girona - Feyenoord 2-3 (golat)