Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë veprime të menjëhershme për sulmin në Izrael dhe të dënojë Iranin

Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar mbledhje të menjëhershme lidhur me sulmet e mbrëmjes së djeshme të Iranit ndaj Izraelit. 

Ambasadorja amerikane në OKB e quan sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve aktuale në Lindjen e Mesme.

Linda Thomas-Greenfield tha gjatë fjalës së saj se Këshilli duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike.