Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Trajleri humb kontrollin dhe përplaset me barrierat, shoferi përfundon në spital

 Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë.

Mësohet se një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

Gjithashtu shoferi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Kavajës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia, për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.