'Daltonizmi' i ambasadorëve, një disfunksion që e 'shërojnë' gazetarët ndërkombëtarë!

Sot Kuvendi i Shqipërisë, ka publikuar lajmin se "nën drejtimin e Kryetares Spiropali, Konferenca e Kryetarëve diskutoi projektudhërrëfyesin "Për funksionimin e institucioneve demokratike"...

Lajmi ka edhe foto!

Të prerë në mes, mu në krah të Spiropalit...

Fotoja tregon vetëm një krah të tryezës me disa individë pa fytyra dhe duarngritur në shenjë aprovimi!!!

Janë vetëm përfaqësuesit e Partisë së pushtetit, ndërsa përballë kanë karrige bosh, jo kolegët e opozitës.

Me gjasë, në foto është momenti kur sapo kanë votuar për "funksionimin e institucioneve demokratike"...

Praktikisht foto identike me "Kuvendi Popullor i RPSSH-1987"...

Gjest më qesharak në mesin e kësaj drame që po jetojmë, nuk do të mund të prodhohej...

Qesharak në çdo aspekt: të tematikës së mbledhjes, të personazhit që e kryeson, të momentit në të cilin zhvillohet..

Mungon vetëm një deklaratë mbështetëse e ambasadorëve të zakonshëm, për ta përmbyllur në mënyrën më qesharake të mundëshme këtë akt të dramës...

Të flasësh për "demokraci funksionale" në një vend ku opozita është në burg për të vërtetat të cilat i shkruajnë tashmë çdo ditë gazetat më prestigjoze ndërkombëtare, është pak ta quash "daltonizëm".

Pse?

Sepse "daltonizmi" është një disfunksion pamor që fatkeqin e prekur prej tij nuk e lejon të dallojë ngjyrat nga njëra - tjetra dhe, fatkeqësisht, ky nuk është rasti i ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Në fakt, ambasadorët "euro-atlantikë", refuzojnë të shohin "objektin" jo... ngjyrat e tij;
refuzojnë të shohin monstrën që kanë krijuar e rritur vetë, duke e paguar dhe ushqyer me paratë e taksëpaguesve të shoqërive që do të duhej të përfaqësonin në standarde demokratike.

Këtë lloj "demokracie funksionale" me opozitë në burg politik, të tërën, pa dallim nga fakti se sa aktivë janë kundër qeverisë, ne e kemi patur nga pak përpara 1947-ës deri në pak pas 1987-ës.

Në 1947, në Kuvendin e Shqipërisë karriget e opozitës mbetën bosh për shkak se deputetët e saj përkohësisht "u akomonoduan" në burg.

Duke qenë se "përkohshmëria" zgjati nja 40 vjet, "vakancat" në sallë u plotësuan nga individë "të padënuar", derisa Kuvendi u shndërrua në një sallë "duarngriturish aprovues", pa askënd përballë...

Nuk ishte "demokraci funksionale"!!!!

Kjo është pak, por e sigurtë!!!

Në atë "projektudhërrëfyesin" e kohës, ata që e bënë, e quanin "demokraci e vërtetë", për shkak, se siç thonin, ishte "diktaturë e proletariatit"....?!

"Ata" janë po të njëjtët, krenarë e të papenduar!

Ne JO, nuk jemi më të njëjtët!

Jemi krenarë dhe deri diku të penduar!

Të penduar sepse harxhuam 34 vjet mund e përpjekje duke besuar në keqkuptimin se marrëdhënien me shoqëritë demokratike, euro-atlantike e sigurojmë ekskluzivisht përmes ambasadave, diplomatëve, ambasadorëve të shteteve përkatëse...

Sot e dimë që, të veprosh sipas asaj që thonë ambasadorët, është rruga më e pakëshillueshme për t'u afruar me shoqëritë demokratike, sepse ambasadorët përfaqësojnë zyra e interesa pushteti, që jo gjithmonë janë standarde demokratike...

Shoqëritë euro-atlantike, janë ato që janë, pikërisht sepse sa herë dalin në rrugë të protestojnë, dalin ekskluzivisht kundër zyrave të pushtetit, të vetmeve që kanë fuqinë të kërcënojnë standardet demokratike...

Ndërsa ne, që të dalim të protestojmë, presim pikërisht "miratim" prej tyre... [🤷‍♂️]

Me naivitetin e shoqërive të shtypura barbarisht për një kohë të gjatë, kemi neglizhuar "thembrën e Akilit", pikën e dobët të pushtetit, atë që godet dhe "ha koka" hileqarësh kudo në botën demokratike: gazetarët e median ndërkombëtare.

Ata janë aleatët tanë të natyrshëm, lidhja e drejtpërdrejtë me nervin e shoqërive demokratike dhe botën e lirë.

Atyre u tremben secili prej atyre që bëjnë "daltonistin" e flasin për "demokraci funksionale" në këtë narko-shtet të drejtuar nga një "padrino" që i ushqen të gjithë nga pak, nga qeveritarët e deri tek rangu më i fundit i funksionarit shtetëror, atij më të tremburit e më të trembshmit: diplomatit!!!

Më në fund jemi në rrugë të mbarë!

Kemi lidhur aleancë me mbrojtësit e së vërtetës, gazetarët ndërkombëtarë, jo me mbrojtësit e interesit politik të momentit të një administrate politike!

Si shoqëri, kemi hedhur hapin e parë, atë më të rëndësishmin, në rrugën për t'u shndërruar në një shoqëri demokratike, që vendos vetë dhe i del zot fatit që ka zgjedhur, pavarësisht pasojave!!!

Mbajeni mend këtë, ditën kur ambasadorët do të "shërohen" nga "daltonizmi" e do të ndryshojnë tekstin, se nuk do të jetë e largët ajo ditë!

Atë ditë, as mos i dashuroni, as mos i urreni!

Ata nuk kanë gjë më dorë!

KAQ!