SYRI TV/ Bardhi në SPAK: Dorëzova celularin për ekspertim, u konfirmua që mesazhet janë të fabrikuara

Kreu i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi, u paraqit sot në spak ku dorëzoi telefonin për ekspertim në vijim të denoncimit të tij për shantazh, pas publikimit të disa dokumenteve ku pretendohet se Martinaj teksa komunikonte me njerin e tij Erigers Mihasin, shprehej se I kishte dhene 100 mije euro Gazment Bardhit gjatë fushatës së 2021.  Gazment Bardhi pohoi se është e konfirmuar nga spak  se këto mesazhe janë të fabrikuara dhe po hetohet për zbuluar kush janë autorët dhe ideatorët e këtij shantazhi.

SYRI TV

Mesazhet publikuara ne media, ku Ervis Martinaj komunikonte me Erigers Mihasin, ku pretendonte se i ka dhënë 100 mijë euro Gazment Bardhin në prag të fushatës së 2021 janë të fabrikuara dhe dokumentet nuk kanë dalë nga SPAK.

Ky fakt u konfirmua nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, që në vijim të denoncimit të ti, u paraqit në spak këtë të mërkurrë për të dorëzuar telefonin për ekspertim.

Mesazhet Gazment Bardhit, i mbërritën në aplikacionin sinjal, teksa të njëjtat mesazhe nga adresa Mbreti Zog, mbërritën në emaliet e disa mediave.

Gazment Bardhi pohoi se dhe prokurorët ja konfirmuan se përgjimet nuk ekzistojnë dhe nga SPAK nuk ka dalë asnjë document, teksa theksoi se kërkon nga spak që të hetojë kush janë autorët dhe ideatorët e këtij shantazhi, duke pohuar se nuk është vatëm ai object I kësaj skeme.

Bardhi konfirmoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me shtetasin Ervis Martinaj.

Kreu i Grupit Parlamentar u shpreh se disa media po behen pjese e lojes shantazhit, duke I pasqyruar këto mesazhe të fabrikuara.

Të shtunën Gazment Bardhit i mbërritën dokumente në aplikacionin sinjal, ku ishin biseda të zbardhura te Ervis Martinajt me ushtarin e tij Erigers Mihasi. Ne biseda Martinaj pretendonte se I kishte dhene gazment bardhit 100 mijë euro përpara zgjedhjeve të 2022. Të njëjtat dokumente që pretendohej se ishin ekstrat I pergjimeve të sky shkuan edhe në disa media kryesisht prane qeverisë që I publikuan.