Djali i tij pësoi 7 gola, legjenda e Man. United e ngushëllon: Mund të ishin më shumë

Celtic pësoi një humbje të rëndë në raundin e dytë të Champions League, 7-1 nga Borussia e Dortmundit në Signal Iduna Park.

Në portën e skocezëve ishte Kasper Schmeichel, djali i Peter Schmeichel, legjendë e Manchester United, i cili tani punon si reporter në CBS Sports. Pas takimit, Peter Schmeichel ngushëlloi djalin e tij.

“Është shumë e vështirë. Ju gjithmonë dëshironi më të mirën për fëmijët tuaj, pavarësisht nga situata e tyre. Sigurisht, ishte një nga ato ditët që nuk mund ta shpjegosh kurrë.

Pati disa goditje në portë dhe shtatë prej tyre hynë brenda. Mund të ishin më shumë. Fola me Kasperin sapo u largua nga ndeshja dhe i thashë se ishte një ditë vërtet e keqe. Asgjë më shumë. Prano, vazhdo dhe bëhu një nga drejtuesit e dhomave të zhveshjes. Kjo i ndihmon të gjithë ta kalojnë këtë situatë”, rrëfeu Peter Schmeichel.