Mori pjesë në dasmën e vajzës së tij, legjenda e Formulës 1 në karrige me rrota

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, mësohet bëri paraqitjen e tij të parë publike pas më shumë se një dekadë kur mori pjesë në dasmën e vajzës së tij, Gina Schumacher, në Spanjë, fundjavën e kaluar.

Schumacher, i cili është mbrojtur nga familja e tij që kur pësoi një aksident në ski në vitin 2013, thuhet se u pa nga vetëm disa të ftuar në dasmën e zhvilluar në Palma de Mallorca.

Mysafirët, siç u njoftua dy ditë më parë, dorëzuan të gjithë celularët në hyrje një mënyrë për të mbrojtur ish-pilotin, i cili vazhdon të qëndrojë në një karrige me rrota.

Duhet mbajtur mend se, në fund të vitit 2013, në resortin francez të sporteve dimërore Méribel, shtatë herë kampioni i F1 pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Ai kaloi gati gjashtë muaj në gjendje kome të induktuar dhe, që atëherë, po kalon terapi në shtëpinë e tij në Zvicër, larg syve të publikut, duke kërkuar ende kujdes të vazhdueshëm.