Një ngjashmëri identike e dy autoritaristëve me përkrahje amerikane!

“Në rastin e qytetarit Juan Antonio Hernandez, si në rastin e çdo Hondurani tjetër, Presidenti dhe qeveria e tij mbajnë qëndrimin se çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij dhe se në asnjë mënyrë kjo përgjegjësi nuk mund të transferohet te dikush tjetër"

Kjo është një deklaratë e dhënë në vitin 2018 nga zyra e ish presidentit të asaj kohe  Juan Orlando Hernandez pas arrestimit të vëllait të tij Juan Antonio Hernandez , alias Tony Hernandez, në Majami nën akuzën e trafikimit të drogës dhe pastrikmit të parave përgjatë viteve 2004-2016 në honduras.

Presidenti Hernandez u dënua më 8 mars 2024  nga një gjykatë e New Yorkut me 40 vite për trafik droge dhe përdorimin e parave të drogës në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2013. Arrestimi i Hernandez u bë më 15 shkurt të vitit 2022, vetëm 2 javë pasi kishte lënë zyrën.

Ngjashmëria e ish presidentit të Hondurasit me Kryeministrin e Shqipërisë është rrënqethëse. Manipulim zgjedhjesh, përkrahje e bandave të narkotrafikut, vënien në dispozicion të territorit për ndandat kriminale, manipulim zgjedhjesh, shpopullim dhe pastrim të parave që vijnë nga aktivitete kriminale.

Ashtu si dhe kryeminsitri ynë presidenti Hernandez  deri pak para arrestimit, mbështetja e SHBA-ve ndaj rregjimit të Hernandez ishte e pa kufishme.

Por duke përfituar nga kjo  Hernadez kishte ngritur një makineri të madhe manipulimi të votave, apo mashtrimi elektoral gjë e cila në vitin 2017-2018 shkaktori dhe krizën e emigrantëve në kufirin meksikano-amerikan .

Përgjatë viteve të rregjimit të tij  u vu re një shpopullim në përmasa gjigande i Hondurasit. Milionat e refugjatëve që iknin nga regjimi mbushën mediat mbarë botërore duke u kthyer në një shqetësim serioz për administratën Trump.

“Me ndihmën e vëllezërve Rivera, DEA ishte në gjendje të zbulonte lidhje të forta midis shumë figurave të rangut të lartë dhe organizatave të trafikut të drogës në Honduras. Kryetarët e bashkive lokale dhe zyrtarët në nivel kombëtar, bankierë të shquar, oficerë policie, gjyqtarë, deputetë, pilotë dhe zyrtarë të doganave u zbuluan se ishin përfshirë. Deri në vitin 2018, hetimi i DEA-s burgosi rreth 39 zyrtarë" thuhej në një raport të DEA të vitit 2018.

Gjithnjë nga zyra e zotit Hernandez vijonte të vinte i njëjti njoftim mbi përgjegjësitë individuale të perosnave të përfshirë. Kulmi arriti kur vetë vëllai i Presidentit, Tony Hernandez u vu në pranga për të njëjtën akuzë, por Hernandez President do e shkarkonte nga vetja dhe këtë përgjegjësi.

Përpos kësaj, Hernandez në atë kohë akuzohej se së bashku me motrën dhe kunatin e tij, devijoi në favor të fushatës së tij elektorale miliona dollarë të fondit të pensioneve. Gjithashtu u akuzua dhe për devijim të fondeve publike të destinuara për rrugë apo shërbime në llogaritë personale të tij apo bashkpunetoreve te tij.

E pra duket se drejtuesit autoritarë kanë një ngjashmëri të frikshme mes tyre...

Këtu nuk po përmendim persekutimet që i bënte aktivistë apo zërave opozitarë por për mënyrëne menaxhimit të shtetit. Një qeveri hajdute dhe autoritare asesi nuk mund të mbajë pushtetin pa mbështetjen e krimit të organizuar, pa forcën e tyre qoftë goditëse, qoftë financuese. Gjendja në Shqipëri është dhe më e rëndë se ajo në Honduras sepse kemi të bëjmë të me një kryeministër shumë herë me fodull dhe injorant se sa zoti Hernandez që fundja ishte me profesion jurist dhe kishte mbaruar Universitetin e New Yorkut në Albany. Gjithsesi me apo pa shkollë, me apo pa mbeshtetje amerikane, “derrat” një turi kanë.  Fundi i tyre dihet, është thjeshtë çështje kohe.