'Sekretariati i hajdutëve'/ Përplasje në mbledhjen e Komisionit të Etikës ku mazhorancë kërkoi të përjashtonte 24 deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës në Kuvend është mbledhur në orën 15:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, e cila kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.

Teksa po mbahej mbledhja e Sekretariatit të Etikës, në Kryesinë e Kuvendit ka shkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka paralajmëruar socialistët se herën tjetër tensionet do të zhvendosen aty.

Këtu është qendër hajdutësh. Ju jeni sekretariati i hajdutëve.

Jen qeveri hajdutësh, asnjë vendim nuk do të merrni për deputetët e opozitës.

Ju jeni përfaqësues të krimit, ju jeni hajdutë që përfaqësoni interesat e Ramës. – U shpreh Noka.