Zyrtare/ Barcelona prezanton Sheznin

Barcelona ka prezantuar Sheznin si përforcim për portën. Ky i fundit ishte tërhequr nga futbolli në verë, megjithatë katalanasit ia dolën ta kthejnë sërish.

E gjitha ndodhi pas dëmtimit të Ter Shtegen. Portieri gjerman mbylli sezonin dhe Barça nuk konsideronte asnjë tjetër si titullar.

Dhe pse Flick ka bërë të ditur që duhet të luftohet për vendin e titullarit, Shezni pritet si alternativë e parë.

Ky ishte dhe një nga kushtet kryesore të portierit polak për t’u rikthyer në futboll.