Vritet në Liban një komandant i ushtrisë izraelite

Ushtria izraelite thotë se një komandant i skuadrës së ushtrisë është vrarë në Liban. 

Kapiteni Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, një komandant skuadre në njësinë “Egoz”, u vra gjatë luftimeve, tha IDF.

Kjo është vdekja e parë luftarake që Izraeli ka shpallur brenda Libanit dhe gjithashtu  e para e konfirmuar nga Izraeli pasi Hezbollahu raportoi për përleshje në qytetet kufitare.