SYRI TV/ Opozita vijon bojkotin e jetës parlamentare, PS mbledhje të njëanshme të komisioneve

Opozita vijon të bojkotojë jetën parlamentrare si kundërpgjigje ndaj burgosjes politike të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Megjithatë duket se mazhoranca nuk tërhiqet, dhe ka mbledhur e vetme komisionet parlamentare, duke marrë vendime të njëashme.

Për të dytën herë rradhazi, mazhoranca mblodhi e vetme 'Komisionin Hetimor të Shëndetësisë', duke vijuar mbledhjen me dëshmitarë të pa konfirmuar dhe të miratuar prej vetë tyre, në një kohë që hetimi parlamentar për aferat korruptive në shëndetësi është kërkuar nga opozita.

Opozita akuzon mazhorancën se me këto mbledhje, po tenton të grabisë komsionin hetimor më qëllimin mbulimin e aferave me 'check up-in' dhe sterlizim. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, nënkryera  PL, njëherash anëtar I komisonit hetmor tëp pp-ve në shendetesi, deklaroi se  dëshmitarët e thirrur në komision nuk kanë asnjë lidhje me koncensionin, por gjithcka bëhet për të fshehur të vërtetën.

Mazhoranca mblodhi e vetme edhe Konferencën e Kryetarëve, ku miratoi në mënyrë të njëanshme,  udhërrëfyesi për 'Funksionimin e Institucioneve Demokratike', një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian. 

Po kështu, edhe 'Nënkomisioni i Ligjeve' për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mblodh pa opozitën, megjithësi mungesa e tyre i dështoi procesin e votimit.

Vendimii i opozitës për radikalizmin e lëvizjes së saj në kuvend,  që nisi me protestë në seancë plenare dhe pasoj me bojktonin e aktiviteteve dhe komisoneve parlamentare, vjen pas arrestimit të deputett deokrat Ervin Salianji, që sipas saj  është i motivuar politikisht, dhe i urdhëruar nga Edi Rama, ndaj ka paralajmëruar se nuk do të zmbraset në betejën kundër burgosjes politike të opozitës.