‘Ushtari i bandave’/ Çollaku: Miqtë ndërkombëtarë të reagojnë për drejtorin e ri të policisë
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku u ka bërë thirrje ambasadave dhe miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të reagojnë për emërimin në krye të Policisë së Shtetit, të një njeriu, i cili ndodhet nën hetim për lidhje me grupet e krimit të organizuar.
Sipas Çollakut, kjo është shenjë që zgjedhjet e ardhshme do ti administrojnë bandat me uniforma policie.
Reagimi i Kreshnik Çollakut:
Unë pres që ambasadat mike e miqtë strategjikë të reagojnë ndaj emërimit të një personi nën hetim për lidhje me grupet e krimit të organizuar si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ky emërim është shenjë e qartë se zgjedhjet e ardhshme do ti administrojnë bandat me uniforma policie.
Shqipërisë i bëjnë më pak dëm disa karrige të djegura ne oborrin e Parlamentit, sesa emërimi i “ushtarëve” të bandave kriminale në ofiqe dhe uniforma policie!!