Dhunuan barbarisht njw 12-vjeçar, në pranga adoleshenti shqiptar dhe babai i tij

Një rast i rëndë dhune ka çuar në prangosjen e një 14-vjeçari shqiptar nga autoritetet greke.

Në videot e shpërndara nga mediat vendase dallohet dhuna barbare u ushtruar ndaj një 12-vjeçari nga nxënës të ndryshëm.

Hetuesit kanë identifikuar dhunuesit, mes tyre edhe adoleshenti shqiptar. Së bashku me këtë të fundit, në pranga është vënë edhe i ati, 40-vjeç.

Sulmi është regjistruar jashtë një shkolle në zonën e Pefkohorit paraditen e së hënës. Pamjet janë filmuar nga vetë nxënësit, të cilët i kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Në video dallohet adoleshenti duke rënë në tokë dhe duke u goditur me grusht nga të paktën një person, teksa të tjerët qeshnin dhe inkurajonin dhunën.