Udhëheqësi suprem i Iranit, i ashpër me Perëndimin: Largohuni nga rajoni ynë që të jetojmë në paqe!

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka fajësuar SHBA dhe vendet europiane për tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme.

“Ata gënjejnë kur thonë se sjellim paqe dhe qetësi në rajon. Ata duhet të zhduken që këtu, që më në fund ne të jetojmë në paqe.

Ndërkohë, sipas deklaratës së një zyrtari të lartë iranian për Reuters, urdhri për të lëshuar raketa në Izrael ditën djeshme, është bërë nga udhëheqësi suprem i vendit.

Irani lëshoi dje rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit, ku vetëm 80 përqind e tyre, sipas deklaratave të Teheranit, goditën objektivat.

Izraeli nuk ka raportuar për asnjë viktimë, vetëm disa lëndime të lehta.