Lewandowski arrin një sukses që vetëm Ronaldo e ka bërë deri tani në Champions

Mbrëmë në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Montjuic” të Katalonjës, Barcelona arriti fitore 5-0 ndaj Young Boys dhe dy gola i shënoi Robert Lewandowski.

Lewandowski ishte shënuesi i golit ​të parë dhe të katërt në këtë ndeshje, dhe kështu ai arriti të arrijë një sukses që vetëm Cristiano Ronaldo e ka arritur në Ligën e Kampionëve.

Domethënë, pas Ronaldos, Lewandowski u bë futbollisti i dytë që pas moshës 30-vjeçare ka arritur të shënojë 50 e më shumë gola në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më elitar të klubeve në botë.

Me dy gola mbrëmë, Lewandowski ka arritur shifrën prej 50 golave ​​pas ditëlindjes së tij të 30-të, ndërsa Ronaldo ka 68 në llogarinë e tij.

Lewandowski ka gjithsej 96 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa të parën e shënoi me fanellën e Borussia Dortmundit në vitin 2011, kur verdhezinjtë u mundën 3-1 si mysafir nga Olympiakos.