Ankohet trajneri i Milanit: Kishim kundër arbitrin

Pengje për rastet e humbura e vrer për një penallti të pa dhënë. Paulo Fonseka mundohet të analizojë me qetësi disfatën e Leverkusenit, por edhe pse dallohet për stilin e tij, trajneri i Milanit u përmbajt me vështirësi në konferencë për shtyp.

“Ndeshja që e kam shijuar shumicën e sezonit që kur kam qenë këtu. Kryesisht në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje fantastike, krijuam shumë dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Leverkuseni. Jemi të trishtuar, të zhgënjyer, por duhet të jemi të ekuilibruar dhe të kuptojmë se çfarë bëmë dhe unë jam i kënaqur jo me rezultatin, por me guximin dhe mënyrën e lojës.

Për mua gjëja e çuditshme është se VAR nuk ndërhyri. Për mua ishte penallti ajo ndërhyrje ndaj Çikut. Arbitrat as nuk e panë situatën. Por ndjeva gjatë ndeshjes që arbitri nuk kishte dyshime për të dalë kundër nesh. Më pëlqen të flasim për gjyqtarët, nuk dua të jetë justifikim, por i ndjejmë këto gjëra”, deklaroi Fonseka.