Berisha: Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi pas sulmit të Iranit mbi Izrael.

Berisha tha se ky është një agresion i hapur.

Kreu i opozitës tha se PD e dënon me forcën më të madhe këtë sulm.

POSTIMI I PLOTË

Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi!

Mbrëmë Ajetullahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt qe dëshmon dhe njëherë se regjimi i Ajetullahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë.