Llangozi: Organizata kriminale e rilindjes po vazhdon misionin e vjedhjes

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar mbi arrestimet që ka kryer prokuroria e Durrësit mbi skemën e vjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës ishte avokati, Arben Llangozi.

Llangozi është shprehur se jemi në hetime paraprake dhe se kemi një grup të strukturuar kriminal që prokuroria e Durrësit do ta kalojë në SPAK.

"Organizata kriminale e rilindjes po vazhdon misionin e vjedhjes.

Mendoj që jemi në hetime paraprake dhe kemi një grup të strukturuar kriminal që prokuroria e Durrësit do ta kalojë në SPAK. Aty pastaj mbete për të parë hetimet e SPAK për të gjetur ideatorët e kësaj vjedhje.

Spak ka marrë të pandehur persona me 100 gram hashash dhe i quan grup të strukturuar kriminal ndërsa këta vjedhin miliona euro dhe ndërtojnë një skemë të mirfilltë vjedhje dhe SPAK nuk po i heton si duhet.

Është titullari i institucionit ai që është përgjegjës për rrjedhjen e milionave euro, SPAK duhet të marrë të pandehur titullarin dhe ta hetojë. Numri i të përfshirëve në këtë krim është shumë i lartë."