Laci: Familjet e prekur nga tërmeti pa banesa, ndërsa zyrtarët kompensojnë stallat e derrave

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar mbi arrestimet që ka kryer prokuroria e Durrësit mbi skemën e vjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës ishte gazetari, Dritan Laci.

Laci është shprehur se shumë prej personave që duhet ti meritonin fondet si pasojë e tërmetit dhe janë akoma pa shtëpi ndërsa këta kompesojnë stallat e derrave.

"Mendimi i parë është se arrestohen 5 peshq të vegjël dhe nuk vihen në pranga ata që janë orkestruesit e të gjithë kësaj skeme është që ata po amnistojnë shefat.

Shumë prej personave që duhet ti meritonin fondet si pasojë e tërmetit dhe janë akoma pa shtëpi ndërsa këta kompesojnë stallat e derrave.

Kjo është një skemë dhe para dy javësh një deputet i cili sot është në komisionin e mandateve u shpreh që shpërndante lopë dhe dhi por nuk e thonte në këmbim të çfarë favori u kërkonte fshatarëve.

Rama do ti mbaj këta sa kohë që do tu duhen për të grabitur votat."