KAFE SHQETO/ Plehrat në Tiranë, ekspertja: Përtej ndotjes vizuale ato çlirojnë shumë tymra dhe gazra

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë edhe ekspertja e mjedisit Françeska Korançe. Ajo ka komentuar situatën me plehrat në Tiranë dhe në bashki të tjera.

Françeska Korançe: Çeshtja e mbeturinave përtej ndotjes vizuale që mund ti themi ne, çlirojnë shumë tymra dhe gazra që ne si ekspertë i dimë shumë mirë. Por përtej kësaj ju duhet të kuptoni se kjo nuk është një detyrë thjesht e Shoqërisë civile. Çdo hallkë e shoqërisë, apo çdo shtyllë kryesore ka funksionet e saj. Detyra e shoqërisë civile është ti edukojë njerëzit dhe këtë e ka bërë me vite. Por nga ana tjetër menaxhimi i mbetjeve është detyrë e institucioneve shtetërore. Pra në këtë rast po themi e bashkisë. Dhe problemin unë e gjykoj me dy këndvështrime. E para është paaftësi e bashkisë për të menaxhuar në mënyrën e duhur këto mbeturinë. E dyta është shpesh nxjerrja e mbeturinave në tenderim le të themi për kompani që merren me problemin e menaxhimit të mbetjeve. Por që këto kompani u bëjnë një çikë bisht detyrave. Nuk është se i mbledhin në të gjitha anët, por i mbledhin vetëm në qendër. Pra në të dyja raste edhe kur vete bashkia e ka këtë përgjegjësi mbi kurriz, e që mund të ketë vështirësi logjistike, edhe për shkak të taksave të pambledhura në shumë prej bashkive, për shkak të informalitetit. Bashkia nuk e ka atë fuqinë për të çuar kosha kudo në zonë. S’po e them për bashkinë e Tiranës por për një bashki tjetër...