Formati i ri me spektakël, shënohen 32 gola në 9 ndeshje

Dje u luajtën 9 ndeshje të xhiros së dytë të Champions League.

Me formatin e ri, duket se skuadrat i kanë dhënë përparësi fazës sulmuese.

Në 9 sfidat e djeshme, u shënuan 32 gola.

Më shumë gola u shënuan në ndeshjet Dortmund-Celtic, Barcelona-Young Boys, Slovan Bratislava-Manchester City dhe Inter-Crvena Zvezda.

Dortmundi arriti të fitojë 7-1 ndaj skuadrës skoceze, ndërsa Barça e Flick triumfoi 5-0.

Bratislava e pësoi keq nga City i Guardiolës, i cili e gjeti rrugën e rrjetës katër herë.

Interi shkatërroi skuadrën serbe me shifrat prej 4-0 në “San Siro”.

Arsenali i Artetas në anën tjetër mori një fitore të madhe ndaj PSG-së. “Topçinjtë” fituan 2-0, me dy golat në pjesën e parë.