Tirana nën pushtimin e plehrave/ Guri: Veliaj ka ndryshuar vetëm ngjyrën e kazanave

Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme. Kazanët e plehrave janë të tejmbushur e veç kësaj mbetjet janë hedhur në rrugë.

Edhe pse paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston, edhe pse japim 20 milionë euro për kompaninë “Eco Tirana”, e cila duhet të përgjigjet për të gjithë territorin e kryeqytetit, situata në lagjet e Tiranës mbetet shokuese.

Ambjentalisti Sazan Guri, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se shqiptari kur shkon në Britani, Gjermani etj ditën e parë dhe të dytën nuk sillet njësoj, por futet në rresht e në organizim ,di ta dallojë menaxhimin e mbetjeve, atje e bën e këtu nuk di ta bëjë.

“Kjo sepse modeli që i jep ky kryetar i fundit bashkie që erdhi për të thënë që do menaxhojmë mbetjen, madje mori dhe nga Italia modele të ngjashme dhe ti sot ke vetëm kazane që ju ka ndyshuar ngjyra"-u shpreh Guri.

Deklarata e tij:

“Unë vij nga ai brez ku deri në vitet 90’, plehrat në Berat ne i ndanim, sigurisht  nuk kshim plastikën, por letrat dhe xhamin se na thoshte babai: ‘Të marësh lekët e fletores shko dhe coji letrën, çoji xhamat ose shishet e kosit shitësit.

Pra fakti që shqiptari ditën e parë që shkon jashtështeti ka sjellje si në vendin e tij, dhe ditën e dytë është një gjerman i vërtetë,  hyn në sistem, ndërkohë që këta tanët kanë prishur sistemin.

Ky model, kjo shkenca, kjo përpjekje për riedukim tashmë nuk vlejnë më dhe më shumë kanë shërbyer për të ç’edukuar politikanët dhe jo popullin.

Fakti që shqiptari e theksoj fort shkon në Britani, Gjermani etj ditën e parë dhe të dytën nuk sillet njësoj, por futet në rresht e në organizim në perfeksion dhe di ta dallojë menaxhimin e mbetjve atje e bën, e këtu nuk di ta bëjë.

Kjo sepse modeli që i jep ky kryetar i fundit bashkie që erdhi për të thënë që do menaxhojmë mbetjen, madje mori dhe nga Italia modele të ngjashme dhe ti sot ke vetëm kazane që ju ka ndyshuar ngjyra kur dikur ishte blu e sot portokalli a e kuqe në dokrinën e tyre, ke kazan përballë Fakultetit të Shkencave, dhe kjo është turp.

Qytetari nuk është budalla, kur e shikon që ky tallet me mundin e me edukimin tonë që ne dikur i ndanim mbetjet e ky sot e mer dhe e çon për inceneratorë gati”.

Klea Sula/ Syri.Net