Mesfushori holandez zëvendësoi Lamine Yamal në pjesën e dytë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë që nga rikuperimi nga lëndimi.

Rikthimi i tij u prit me emocione, pasi Barcelona siguroi me lehtësi fitore ndaj Young Boys Bern.

Duke folur pas ndeshjes, de Jong shprehu mirënjohjen e tij për tifozët për pritjen e tyre të ngrohtë.

“Është ndjenja më e mirë të rikthehem në fushë. Dua të falënderoj tifozët për duartrokitjet e tyre. Ndihem shumë mirë. Nuk e prisja. Jam shumë i lumtur”, deklaroi De Jong.

Në fakt De Jong qëndroi jashtë fushave të blerta për 163 ditë dhe rikthimit të tij i janë gëzuar të gjithë në kampin katalanas.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/October/02/auto_de_yong1727856427.png", "width": 900, "height": 601 } }

VIDEO/ De Jong rikthehet pas 163 ditësh, momenti emocionues kur futet në lojë

Frenkie de Jong bëri rikthimin e tij të shumëpritur për Barcelonën në fitoren 5-0 kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Pas më shumë se pesë muajsh jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, ai doli nga pankina në një ovacion të fortë nga tifozët e Barçës.