Iranianët festojnë sulmin me raketa ndaj Izraelit

Banorë në qytete të Iranit u mblodhën në sheshet kryesore për të shprehur mbështetjen e tyre për sulmin masiv me raketa ndaj Izraelit.

Mijëra banorë iranianë u mblodhën në sheshin e Palestinës në Teheran, duke mbajtur flamuj kombëtarë të Iranit, Palestinës dhe Libanit dhe duke brohoritur parulla.

Disa prej tyre thanë se sulmi me raketa ndaj objekteve ushtarake izraelite ishte ushtrim i të drejtës legjitime të vetëmbrojtjes nga Irani, që synonte mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Iranit dhe hakmarrjen për vdekjet e njerëzve që u vranë nga Izraeli.

Irani lëshoi mbi 200 raketa mbrëmjen e së martë drejt Izraelit, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzua nga ushtria e shtetit hebre.