Përfitoi rreth 100 mijë euro nga mashtrimi, i dyshuari arrestohet në Prizren

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore nuk janë të rralla në vendin tonë. Shumë herë kosovarët kanë rënë pre mashtruesve, të cilët u kanë premtuar ndihmë për t’i zgjidhur problemet e tyre.

Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte nisur hetimet pasi i dyshuari ishte denoncuar në janar për mashtrim.

Media ka mësuar se i njëjti të martën është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi në janar ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar.

Që nga atëherë kishte një urdhër arrest kundër tij.

Personi në fjalë dyshohet se i ka mashtruar dy persona duke përfituar nga ta rreth 100 mijë euro.