Sulmi ndaj Izraelit/ Presidenti i Iranit: Vetëm një grimcë e kapaciteteve për të mbrojtur qytetarët

Presidenti iranian Massoud Pezeshkian ka mbrojtur sulmin me raketa të Iranit gjatë mbrëmjes së sotme dhe ka paralajmëruar Izraelin.

Në një postim në X, Pezeshkian tha se, bazuar në “të drejtat legjitime” të Iranit me qëllim për “paqe dhe siguri për rajonin”. Ai u shpreh se Izraelit iu dha një përgjigje “vendimtare” “në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë”.

Duke iu drejtuar Netanyahut, ai u shpreh se kryeministri izraelit duhet të dijë se “Irani nuk është një nxitës i luftës, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi”.

Ai paralajmëroi Izraelin se sulmi i mbrëmjes së sotme ishte vetëm një “grimcë” e kapaciteteve të Iranit dhe jo për të “angazhuar në konflikt” Teheranin.