Szczesny vesh fanellën e Barcelonës, nesër pritet zyrtarizimi

Wojciech Szczesny nesër do të hedhë firmën në kontratën e tij të fundit në karrierë, atë me Barcelonën. Dëmtimi i portierit Ter Stegen i ka dhënë një shans polakut për të veshur fanellën e katalanasve. 34-vjeçari sot kreu vizitat mjekësore, të cilat i kreu me sukses.

Sonte nuk ishte pjesë e formacionit të Barcelonës me Young Boys sonte (Champions League), por do të mbështesë skuadrën nga tribuna. Szczesny nuk do të jetë menjëherë titullar në Camp Nou.

Ai ka nevojë për 3-4 javë kohë për rikuperim, sepse ka disa kohë që nuk stërvitet me një skuadër. Barcelona në këto javë luan me skuadra të forta si Sevilla, Bayern Munich dhe Real Madrid