‘Për ambasadorët e gjeneratës R’/ Zhulali rendit 10 pikat ku ndërkombëtarët e Ramës nuk reagojnë
Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka ironizuar me reagimet e sotme të amabsadorëve në Shqipëri, pas protestës simbolike të deputetëve të opozitës me djegien e karrigeve jashtë sallës së Kuvendit, të cilët kundërshtuan burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji.
Në postimin e saj në Facebook, Zhulali ka renditur 10 pika tragji-komike të mos reagimit të ambasadorëve në Shqipëri, në lidhje me korrupsionin dhe skandalet e qeverisë së Edi Ramës përgjatë 12 viteve të fundit.
‘Për ambasadorët e gjeneratës R’, shkruan Zhulali.
Postim i plotë:
Për ambasadorët e gjeneratës R:
1. E para ishte karrigia;
2. Të gjitha shqetësimet zgjidhen me ‘oledro hot’;
3. Gjuha e përbashkët gjendet tek misset që dëshirojnë paqen në botë;
4. Miku i mirë njihet në skandale të mëdha;
5. Të drejtat e njeriut shijohen pafundësisht në filma;
6. Shqiptarët emigrojnë në BE sepse Europa është këtu;
7. Yoga është zgjidhja më e mirë për të çliruar zemërimin ndaj korrupsionit;
8. Qeveris mirë ai që vjedh i fundit;
9. Nuk duhet të shqetësohesh si dhe pse dënohesh, e rëndësishme është që të dënon SPAK-u yt;
10. Bàri edhe hahet edhe pihet edhe përputhet me agjendën e gjelbër.