VIDEO/ Boniface ndëshkon Milanin, fitore me goleadë nga Interi, Barça e City, mposhtet PSG
Champions League dhuroi spektakël në mbrëmje me shtatë ndeshje që prodhuan plot 26 gola. Kryesfida e kësaj dite të martë ishte pa dyshim Bayer Leverkusen – Milan, e mbyllur me fitoren minimale të “Aspirinave”, falë golit të Boniface.
Dy humbje radhazi në Champions për kuqezinjtë, të cilët duhet të shkunden në ndeshjet e ardhshme për të mos rrezikuar eliminimin.
Nuk zhgënjyen emrat e tjerë të mëdhenj të futbollit evropian. Kështu, Interi fitoi thellë 4-0 përballë Zrvena Zvezdës, Barcelona shënoi “manita” në fushën e Young Boys, City gjithashtu fitoi 4-0 në fushë ne Slovan Bratislavës, ndërsa Dortmundi e ktheu në stërvitore përballjen me Celtic (7-1). I vetmi takim që përfundoi pa fitues ishte PSV Eindhoven – Sporting (1-1).
Më poshtë, rezultatet dhe golat:
Bayer Leverkusen - Milan 1-0
52' - Tani s’ka VAR që e ndal, Boniface ndëshkon Milanin, shpërthen festa në “BayArena”
21' - Në minutën e 21-të, Boniface përmbyll me gol një aksion të shpejtë të “Aspirinave”, por gëzimi i vendësve zgjat pak sekonda: goli anulohet për pozicion jashtë loje. (Goli i anuluar i Boniface)
Inter - Crvena Zvezda 4-0
Arsenal - PSG 2-0
Slovan Bratislava - Manchester City 0-4
Barcelona - Young Boys 5-0
PSV - Sporting 1-1 (Golat)
Dortmund - Celtic 7-1 (Golat)