'Drejtësia në shërbim të Ramës', Abilekaj: Sistemi i drejtësisë e ka humbur ‘cipën’, janë gati për çdo lloj vendimi

Drejtësia në shërbim të Ramës, Abilekaj: Sistemi i drejtësisë e ka humbur ‘cipën’, janë gati për çdo lloj vendimi

Gazetari, Enton Abilekaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, u shpreh se Salianji është akuzuar për një vepër që nuk ekziston.

Ndër të tjera, Abilekaj tha se drejtësia është kthyer në shërbim të Ramës, ku gjykata merr vendimin për të burgosur një deputet pa ligj, pasi nuk kemi të bëjmë me shpifje, por me kallëzim publik.

Nëse do të ishte akuzuar për shpifje këtu mund të kishin një dënim.

Ai është akuzuar për një vepër që nuk ekziston. Kallëzim publik i rremë, kjo nuk ekziston askund.

Ekziston vetëm një kallëzim i rremë që e shpjegoj avokati. Ne kemi një dënim pa ligj, burgosje pa ligj të një deputeti. Ky sqarim është shumë i domosdoshëm. Ai është dënuar kot. Nuk ka bazë ligjore dhe vepra penale nuk ekziston fare.

Gjykatat marrin përsipër bashkë me Prokurorinë të akuzojnë, gjykojnë dhe burgosin një deputet të opozitës pa ligj.

Kjo tregon që keqpërdoren keq politikisht, sa sistemi drejtësisë është i rënë, jo se kishin dyshim por e tregon hapur se po i shërben Ramës. Tani këta nuk kanë më frikë, kur ata humbasin frikën dhe cipën për të dhënë idenë e një institucioni normal, ata janë gati për çdo lloj vendimi.