Irani sulmon Izraelin me raketa/ Bien sirenat e sulmit në të gjithë territorin

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite u bëhet thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të ndjekin udhërzimet.

BBC raporton se sirenat kanë rënë në të gjithë Izraelin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u bëjnë thirrje izraelitëve që “të qëndrojnë vigjilent dhe të ndjekin saktësisht udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm. Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në njoftimin e dytë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu një sulm terrorist me armë zjarri ka ndodhur në Tel Aviv.

Sipas një zëdhënësi të policisë tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagpsur.

Sulmuesit janë neutralizuar. Dyshimi fillestar për motivin është terrori, shtoi zëdhënësi i policisë.

Ndërkohë sipas mediave, tre zyrtarët izraelitë, të cilët folën në kushte anonimiteti më herët, i thanë New York Times se Irani do të synonte tre baza ajrore ushtarake dhe “një seli të inteligjencës në veri të Tel Avivit”, të cilat ishin evakuuar.

Ndërsa lufta gjithëpërfshirëse u shmang në prill, New York Times, duke cituar diplomatë dhe ekspertë, theksoi se një luftë gjithëpërfshirëse ka më shumë gjasa tani, “me Izraelin që pritet të hakmerret rëndë pas çdo sulmi të ri iranian”.