Ina Zhupa denoncon shkeljet e socialistëve në Komisionin Hetimor: Thirrje dëshmitarësh të pavlefshëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një postim në Facebook, duke denoncuarr për një shkelje të ligjit në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Ajo thekson se anëtarët socialistë të komisionit kanë thirrur dëshmitarë që, nuk kanë lidhje me koncesionin dhe japin vetëm opinione personale mbi të. Zhupa shprehet se socialistët po përpiqen të kontrollojnë komisionin dhe kanë organizuar mbledhje pa dëshmitarë të konfirmuar.

Ajo përmend rastin e dëshmitarit Erold Çomo, i cili sipas saj, nuk plotësonte kriteret për të dëshmuar mbi koncesionin dhe për këtë arsye, pyetjet ndaj tij ishin jashtë kuadrit ligjor. Zhupa citon Nenin 153, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, që përcakton kufijtë e dëshmisë, duke theksuar se veprimet e socialistëve janë në kundërshtim me këtë ligj.

Zhupa thekson se videoja e mbledhjes dëshmon qartazi shkeljet e bëra, dhe ajo thekson se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga hetimi, duke premtuar përballje pa hezitim me të vërtetat.

REAGIMI I PLOTË:

Socialistët po shkelin ligjin në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, teksa pyesin si dëshmitarë njerëz që qartësisht nuk kanë lidhje me koncesionin, por japin opinione personale mbi të. 

Në dëshirën për të uzurpuar drejtimin e komisionit dhe për tu mbledhur edhe kur ska objekt për mbledhje, socialistët po shkelin ligjin. 

Dje kanë zhvilluar mbledhje pa pasur asnjë dëshmitar të konfirmuar, vetëm e vetëm për të pasur mundësinë për të drejtuar, hynin dhe dilnin duke thënë s'ka ardhur njeri. 

Ndërsa sot kanë konsumuar shkeljen e ligjit mbi të cilin zhvillojme pyetjet e dëshmitarëve si komision, pikërisht kodi e procedures penale. 

Dëshmitari Erold Çomo nuk kishte asnjë cilësi me të cilat ishte thirrur, edhe asnjë lidhje me koncesionin. Teksa nuk i gjen dot asnjë cilësim për të qënë dëshmitar, në fund Ndreca i shprehet në formë krejtësisht jashtë proceduriale: e mirë trego cfarë di ndonjë gjë…

Në këtë mënyre Plarent Ndreca dhe socialistët kanë zhvilluar dëshminë në kundërshtim me referimin që përcakton ligji  qe eshte Neni 153, pika 3 i Kodit Procedurës Penale ku percaktohen kufinjtë e dëshmisë.

Video e dëshmon qartësisht. Janë duke u përpjekur të prishin hetimin dhe të krijojnë përshtypjen që opozita është tërhequr. Nuk tërhiqemi, përballë do na kenë, duke ja plasur të vërtetat në sy dhe duke u përballur pa asnjë hezitim.