Stuhitë 'pushtojnë' botën, mbi 130 të vdekur në SHBA. Tajvani, gati për uraganin

Të paktën 133 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë konsiderohen të humbur pasi uragani “Helen” përshkoi në ditët e fundit Karolinën e Veriut.

Stuhia ka përmbytur gjithashtu rrugë, ka ndërprerë energjinë dhe lënë njerëzit të pastrehë.

Bëhet fjalë për reshjet më të këqija që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në një shekull, me nivelin e shirave që ka kaluar 61 centimetrat.

Autoritetet, të ndihmuara nga vullnetarët, po shpërndajnë ndihma nga ajri dhe toka, duke përdorur kamionë dhe gomerë në zonat e largëta të maleve Alapashe.

Ndërkohë, në jug-lindje të Azisë, autoritetet tajvaneze mbyllën shkollat dhe zyrat dhe evakuuan disa qindra banorë nga zonat e rrezikuara nga tajfuni “Krathon”, që do të zbarkojë të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se rreth 40 mijë trupa janë angazhuar për marrjen e masave parandaluese