Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Parlamenti hap procedurën për plotësimit e vendit vakant, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares, Elsa Toska.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit thuhet se "hapet procedura e aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028.

Elsa Toska u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019, për një mandat të plotë 9-vjeçar.

Por, dy javë më parë ajo njoftoi zyrtarisht doreheqjen nga pozicioni, për "arsye familjare".

Pas dorëheqjes, trupa e Gjykatës Kushtetuese shpalli vakancën dhe njoftoi organin e emërtesës së zonjës Toska për të vijuar me procedurat për zëvendësimin e saj

Tashmë, Parlamenti ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikime për zëvendësimin e ish-gjyqtares Toska

Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorezohen deri në datën 28 Tetor 2024.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

NJOFTIM – SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT PËR ANËTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

BASHKELIDHUR