Edi i ‘zjarrtë’ në panik, ka frikë nga zjarri i parë!

Nga Ardit Zeneli 

Edi i ‘zjarrtë’ duket se është kapur në panik akut.

Direkt pas burgosjes së Nënkryetarin të GPD, kërkon përjashtimi e 24 Deputetëve të Opozitë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi këto të paktën 150 mijë vota me mesatare 5-7 mijë Vota/ Deputet, i vunë hunin dhe i treguan zjarrin, hajdutëve të Edit të ‘zjarrtë’ që kishte lënë në çifligun e tij, Shqipëri!

Dhe në çdo analizë elementare, Edi i ‘zjarrtë’ del në hall të madh sipas të dhënave, pasi brenda 3 ditësh, pas burgosjes politike të radhës, Ervin Salianjit, (se e para në këto punë ishte Fredi Beleri si Kandidati Fitues i Opozitë në Himarë dhe tjetra arresti i Kryetarit të Opozitës, Sali Berisha, pa prova dhe fakte, pa u marë me ‘akuzën 500-faqëshe), do të përjashtojë edhe Opozitën nga Kuvendi i Shqipërisë.

Dhe e gjitha kjo kosto direkte pas vizitës turistike familjare në OKB me lekët tona, ku u pa se ketë radhë ishte dobët me korruptimin agjenti i vetë personal.

Vetëm Vjosa e Dardanisë e priti dhe tjetër kush jo më! Sa për Leksin e Sorosit, nuk quhet si takim, se atë e takon edhe për natë po të dojë Edi i ‘zjarrtë’. As ajo me Bidenin e ShBA, nuk quhet takim, se i shkreti Biden u përdor keq në atë moshë dhe në fund e nxorën fishek jashtë orbite, edhe Edi zjarrtë e di që nuk quhet ai takim.

Pra, propaganda e Edit të ‘zjarrtë’ duhet të luhet personalisht nga ai në Kuvendin e Shqipërisë, ku të mbysi mediat e veta dhe patronazhistët në të gjitha shkallët e shtetit, se si kjo ishte vizita historike e Shqipërisë me Edin e ‘zjarrtë’ dhe burgosjen e Salianjit ia kanë kërkuar ‘amerikanët’ për të dënuar ‘shpifësit’.

Por këtë orkestrim ia prishi Opozita me karriget në flakë dhe bishtat e karrigeve ’kokës’ dhe për të realizuar orkestrimin duhet të hiqte Opozitën nga Kuvendi. Dhe ashtu bëri!

Por këtu e tradhëtoi vetja Edin e ‘zjarrtë’, pasi ky skenar mund të funksionojë në mendjen e tij, por në realitet shkon keq puna kur arreston Liderin e Opozitës, burgos NënKryetarin e grupit të Opozitës dhe ia mbyll derën Opozitës kur ajo vjen mbrapa me 600-800 mijë vota!

Dhe ashtu i doli këtë radhë, u tremb me zjarrin e parë, që nuk ishte në dijeni Edi i ‘zjarrtë’. Mesa duket e priste ndryshe burgosjen e radhës politike të deputetëve të Opozitës.

Po ajo që mund t’i jetë rezervuar Edit të ‘zjarrtë’, në 7 tetor e tutje, psh. një zjarr pak më i madh, a do e detyrojë të pranojë Qeverinë Teknike? Ta shohim!

Por e sigurtë nga historia është që Edi i ‘zjarrtë’ kur nuk e di skenarin, nuk luan dot! Dhe prova e fundit këtë tregon!

Pra kur Edi i ‘zjarrtë’ nuk është i qetë, Opozita duket se është sërish në rrugë të drejtë!

Presim 7 tetorin, lëvizjen e detyrueshme të Opozitës, si reagim i shumicës absolute të shqiptarëve.