Çollaku: Bandat po orkestrojnë dhe marrin vendime në Shqipëri, Rama vetëm nënshkruan...

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, u shpreh se tashmë bandat po orkestrojnë dhe marrin vendime, ndërsa Rama vetëm nënshkruan pasi e ka të pamundur t’ju thotë “JO”.

Sigurisht që ne e kemi përmendur disa herë, edhe ministri i brendshëm ka disa probleme penale të pambyllura me drejtësinë, për shpërdorim të detyrës në të cilën SPAK ka konstatuar, se ka të dhëna që është konsumuar kjo vepër penale.

Dhe kjo shkresë, në janar të këtij viti i është përcjellë për kopetencë lëndore, prokuorsisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës.

U ka kryer nderet e tyre, bandës së Shkodrës, kjo është padia që është përcjellë në adresë të tij.

Dhe nësë ti ke një padi të këtij kalibri, natyrisht që vijueshmëria e punës do jetë nën orkestrën dhe vijueshmërinë e tyre.

Ku kemi mbërritur?

Kemi mbërritur këtu, bandat që kanë rrethuar Tiranën që janë dhe brenda saj orkestrojnë, marrin vendime, se kush do jetë ku.

Rama vetëm nënshkruan, firmos dhe vulos dhe e ka të pamundur t’ju thotë jo.