“UEFA Development U15”, Kosova fitore që në start

Kosova U-15 e nis me fitore turneun “UEFA Development U15” që po mbahet në Estoni. Dardanët e rinj, të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani, arritën të mposhtnin vendasit me rezultat 2-1, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Bleon Potoku. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Kosovën që arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Dion Sylajt, në minutën e 46-të.

Ndërkaq, golin e vetën për estonët e shënoi Ivan Krasnov, në minutën e 63-të.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rrapuca, Almir Krasniqi, Aldin Gashi, Kron Avdiu, Eri Berisha, Eris Balaj, Butrint Ademi, Dion Sylaj, Bleon Potoku dhe Aldin Imeri.