SYRI TV/ Berisha dënon kërcënimin e ministrit ndaj deputetëve: Hoxha do marrë përgjigjen që i takon

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se opozita tashmë ka zbritur në shesh dhe nuk do të ndalojë aksionin e saj deri në përmbyshjen e misionit për garantimin e votës së lirë në vend. Në konferencën me gazetarët, Berisha i bëri thirrje edhe përfaqësuesve të opozitës në pushtetin vendor që të udhëheqin qytetarët duke ndjekur shembullin e deputetëve. Lideri i opozitës dënoi kërcënimet e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, për ndjekjen penale ndaj  deputetët e opozitës, duke e paralajëmruar se opozita do ti japi përgjigjen që i takon.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi këtë të martë  para gazetarëve se opozita tashmë ka zbritur në shesh e nuk do të ndal më aksionin e saj, duke nisur nga protesta e 7 tetorit. Në fjalën e tij,  Berisha i bëri thirrje edhe përfaqësuesve të opozitës në pushtetin vendor që të udhëheqin qytetarët duke ndjekur shembullin e deputetëve.

Berisha dënoi kërcënimet e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, për ndjekjen penale ndaj  deputetët e opozitës, duke e paralajmëruar se opozita do ti japi përgjigjen që i takon.

Berisha u pyet edhe për reagimin e selive diplomatike, ku u shpreh se Ervin Salianji nuk mbrojti vetëm ineteresat e shqiptarëve por edhe të vendeve të tyre, e burgosja e tij është aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës

Sali Berisha tregoi edhe detaje sa I takon Komisionit të Vërtetës, I cili sipas tij do të zbulojë lidhjet e Edi Ramës dhe të tjerëve me krimin, si dhe do të ketë edhe prani të ndërkombëtarëve.