SYRI TV/ PD rikthehet me të drejta në PPE, Bylykbashi: Rama po burgos opozitën

Partia Demokratike rikthehet në Asamblenë e Partive Popullore Europiane, ku dy deputetët Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë informuar partitë simotra të PD-së për sulmet e Edi Ramës ndaj opozitës. Në fjalën e tij në Asamble, Bylykbashi u shpreh se Rama po përdor çdo institucion për të goditur opozitën, duke burgosur liderin e saj dhe së fundmi edhe deputetin Ervin Salianji.

Partia Demokratike është rikthyer më të drejta të plotë në Partite Popullore Europiane ku ben pjese prej vitesh. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe deputetja Albana Vokshi kanë marrë pjesë në tryezën politike të PPE-së, të zhvilluar një ditë më parë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tryezë politike, Bylykbashi u ndal tek sulmet dhe burgosja e drejtuesve të opozitës nga Edi Rama, në mënyrë që ti hap rrugë vjedhjes së zgjedhjeve të radhës.

Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

 Oerd Bylykbashi i kërkoi Partive Popullore Europiane që të shohin nga afër zhvillimet në vendin tonë, pasi situata është krejt ndryshe nga sa Edi Rama përpiqet ta shesë në arenen ndërkombëtare.  

Propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnë një fasadë vezulluese. Por, përtej lajmeve për lulëzimin e turizmit dhe gjesteve pompoze të kryeministrit Rama me liderët europianë, ekziston një realitet i ashpër i bashkëpunimit të pushtetit shtetëror, politikës dhe krimit të organizuar. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse. Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate. Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.

Sipas Bylykbashit, EdI Rama po bën gjithçka në Shqipëri për të goditur opozitën për të mbajtur pushtetin, përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe presionit të shtetit.