SYRI TV/ Tryezë për reformën në drejtësi, Mellinghoff: Qeveria s’duhet të ndërhyjë te gjyqësori

Sfidat e reformës në drejtësi dhe  mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, ishin në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar  nga  qendra e mendimit politik dhe fondacioni 'Konrad Adenauer'

Të  pranishmit ngritën shqetësimin për përdoren e gjyqësorit në Shqipëri për të goditur opozitën dhe kapjen e drejtësisë nga kryeministri edi Rama. I ftuar, në tryezë,Rudolf Mellinghoff,  ish Presidenti I gjykatës federale të financave Gjermane solli shembullin e  garantimit të pavarësisë,  së gjyqtarëve në shtetin e tij.

Vlerësimi  I reformës në drejtësi dhe pasojat e saj, 8 vite pas miratimit, ishin në foksus të tryezës së organizuar  nga qendra e mendimit politik, albania policy center në bashkëpunim me fondacionin gjerman Conrad  Adenaur.

Një nga organizatorët e tryezës, Nikola Kedhi ngriti shqetësimin se gjyqesori po përdoret për të goditur opozitën, ndërsa anëtarja e qëndres së politikavne në shqipëri, Edit Harxhi, u shpreh se reforma në drejtësi që u implementua në shqipëri, ishte një projekt I Fondacionit  Soros. 

Në tryezë mori pjesë edhe Rudolf Mellinghoff,  ish-Presidenti I gjykatës federale të financave Gjermane, dhe ish  gjyqtar  në gjykatën kushtetueses federale gjermane, I cili solli shembullin se si  është garantuar  pavarësisa e gjyqesorit në shtetit e tij, duke e paralelizuar me  stërzgjatjen e procesit të vettingut për gjyaqtarët në Shqipëri. 

Per te mbrojtur pavaresine e gjyqesorit,  ne gjermani jane marre masa të rrepta.  eshte e ndaluar  qe qeveria te nderhyrje te pavaresisë e gjyqtarit. Garantohet me ligj, moslevizja dhe mostransferimi I gjyqtareve. Gjyqtaret gezojne pavaresi nga pushteti qe do te thote, se organet ligjvenese nuk mund te ushtrojne ndikim, ne gjyqesor, permes ligjeve te caktuara.

Nga ana tjeter, drejtuesi I 'Konrad  Adenauer', Thomas Kunze vlerësoi  progresin që është bërë në shqipëri, por theksoi se vendi ende ka probleme të mëdha. 

Para 30 vitesh mori fund diktatura komuniste. Qe prej kesaj kohe,  shqiperia ne shume fusha ka bere perparime te mira.  Por ende Ka probleme te medha. Sot flasim per reformen ne drejtesi ne vendin tuaj dhe ne jemi ne shqiperi, si partnere dhe miq, por jo si dikush qe I di gjerat me mire se ju dhe t’ju thote se çfare duhet bere.  Ne do jemi si partnere dhe keshillues nese ju e doni nje gje te tille. 

Pjesë e tryezeës ishte edhe  deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e cila ngriti shqetësimin për kontrollin politik te drejëtëisë dhe faktin që reforma e re në gjyqësor , ka shtuar stokun e çështjeve gjyqësore.

Nga ana tjeter, ish ministri I drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ndryshime kushtetuese,  pasi normat janë