SYRI TV/ Qeveria fushatë kërcënimesh për opozitën, policia procedon në SPAK 23 deputetë të opozitës

 

Fushatë kërcënimesh ka ndërmarrë qeveria ndaj deputetëve të opozitës të cilët dogjën karriget jasht sallës së parlamentit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërcënoi deputetët demokrat me kallëzim penal në spak. Por kërcënimi i ministrit u zbatua nga Policia e Tiranës e cila çoi për kallëzim në prokurorinë posaçme 23 deputetë të opozitës.

 

Qeveria dhe mazhoranca ka nisur një fushatë kërcënimesh e shantazhi ndaj deputetëve të opozitës që protestuan dje në Kuvend kundër arretsimit të deputetit Evin Salianji. Pas kërkesës për përjashtim, ishte Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, që kërcënoi deputetët e opozitës se do i dërgojë për ndjekje penale në SPAK, për djegien e karrigeve në hyrje të Parlamentit. Me anë të një status në Facebook, Ministri Hoxha urdhëroi policinë që të procedonte deputetët,

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët”

Disa minuta më pas, statusi i Ministrit Ervin Hoxha është shoqëruar nga një reagim i Policisë së Tiranës, që njoftoi se ka nisur procedimin penal për 23 deputetë, duke ju referuar materialet në SPAK.  Ndërsa rendit emrat e deputetëve që ka referuar në SPAK për tu ndjekur penalisht, Policia e Shtetit thekson se ndaj deputetëve rendojnë akuzat e ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Revolta e deputetëve të opozitës të hënën në Parlament erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji. Gjithashtu opozita ka paralajmëruar një protestë në 7 tetor në orën 18:00, për një vendim që ajo e quan totalisht politik.

Gazmend Bardhi

Flamur Noka

Bledion Nallbati

Dhurata Çupi

Flamur Hoxha

Xhelal Mziu

Lefter Gështenja

Agron Gjekmarkaj

Ina Zhupa

Lindita Metaliaj

Luan Baçi,                                                                                                 

Dashnor Sula

Agron Gjekmarkaj

Xhelal Mziu

Edi Paloka

Saimir Korreshi

Zheni Gjergji

Helidon Bushati

Isuf Çela

Kastriot Piroli

Lodovik Hasani

Ramadan Lika

Asllan Dogjani

Qani Xhafa

Kasem Mahmutaj

Edmond Spaho

Monika Kryemadhi