Berisha-partnerëve ndërkombëtarë: Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve në Tiranë, pas incidenteve të djeshme në Kuvend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo.

Kjo është edhe përgjigjja ime.

Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE.

Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit.

Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit.

Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë.

Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët.

Por secili përcakton qëndrimin e tij.

KONFERENCA E PLOTE: