Po kryente punime, rrëzohet nga çatia 49-vjeçari në Shkodër, dërgohet menjëherë në spital

Një 49-vjeçar nga Shkodra është rrëzuar nga çatia, teksa po kryente punime në shtëpinë e tij. Mësohet se ai dërguar menjëherë në spital, ku dhe po merr mjekime.

“Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi 49 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen ‘Vojo Kushi'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.